Elon Musk dyshohet se “manipuloi” çmimin e Dogecoin në një mashtrim piramidal të kryer në Twitter. Kjo është akuza ndaj pronarit të Teslës nga investitori Keith Johnson.

Sipas këtij të fundit, Musk do ta kishte rritur çmimin e kriptomonedhës Dogecoin duke e promovuar atë për “fitimin dhe argëtimin” e tij pa baza pas saj.

Prandaj Johnson i kërkoi Musk dhe Tesla dhe Space X të tij 258 miliardë dollarë, nga të cilat 86 miliardë janë humbjet e bëra nga ata që investuan në Dogecoin dhe 172 miliardë dëme.

Sipas padisë, kolapsi i Dogecoin ka nisur rreth kohës kur Elon Musk ka drejtuar emisionin e NBC “Saturday Night Live”, ku, duke luajtur rolin e një eksperti financash në një segment të “Weekend Update”, ai e kishte quajtur kriptomonedhën “një pazar të mirë”.

“Të pandehurit ishin të vetëdijshëm që nga viti 2019 se Dogecoin nuk kishte asnjë vlerë, megjithatë ata promovuan Dogecoin për të përfituar nga tregtia e tij,” thuhet në padi.

“Musk përdori piedestalin e tij të njeriut më të pasur në botë për të menaxhuar dhe manipuluar skemën piramidale të Dogecoin për fitim, ekspozim dhe argëtim.”