Elon Musk vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, për mirë dhe për keq. Pas lajmit për blerjen e Twitter për shumën marramendëse prej 44 miliard dollarësh, biznesmeni afrikano-jugor ka bërë një “proçkë” tjetër.

Nëpërmjet profilit Twitter ‘ElonJet’, që përdoret për gjurmimin e avionit të tij privat, Musk ka publikuar një post në të cilin ka bërë të ditur se ka zbarkuar në San Francisco, Kaliforni, pas vetëm 9 minutash fluturim.

Natyrisht, gjesti ka shkaktuar shumë polemika dhe kritika në rrjetet sociale, mes të cilave dallohet ky mesazh: “Avioni privat i Elon Musk sapo është nisur për një fluturim prej 9 minutash, por është më mirë të mos hedhësh llojin e gabuar të plastikës në riciklim”.

Gjithsesi, nuk kanë munguar as komente me sarkazëm në lidhje me ngjarjen, në lidhje me trafikun e madh që është në rrugët kaliforniane: “Të themi të drejtën, trafiku është shumë i keq”, ka qenë komenti një përdoruesi të Twitter-it.

“Me sa duket nuk ke kaluar nga autostrada 101 të premten pasdite, është aq e këndshme, panoramike dhe e lodhshme”, ka shkruar një tjetër.