Elon Musk ka gjetur një shefe ekzekutive për të drejtuar Twitterin. Lajmin e bëri me dije vetë Musk në Twitter, platformën sociale të cilën e bleu vitin e kaluar për 44 miliardë Dollarë.

Musk nuk zbuloi identitetin e shefes së re, por tha se“ajo”, duke lënë të kuptohej se do të ishte një femër, “do të fillonte pas 6 javësh dhe do të bëhet shefe ekzekutive e kompanisë”.

Kohët e fundit, ai ka qenë nën presion të vazhdueshëm për të emëruar dikë tjetër në krye të “Twitter” në mënyrë që të fokusohej në bizneset e tij të tjera…