Kohët e fundit, Elon Musk kishte kërcënuar se do të pushonte punonjësit e Tesla-s që punojnë nga shtëpia për të nxitur kthimin në zyrë.

“Të paktën 40 orë në javë”, shkroi ai në fillim të këtij muaji në emailet për punëtorët e tij. Megjithatë, duket se kompania nuk ka qenë e përgatitur për të mirëpritur punonjësit e saj.

Sipas një raporti nga The Information, ata që u kthyen në zyrat e Tesla-s në Fremont, Kaliforni, thanë se e kishin të vështirë të gjenin parkim dhe një tavolinë për të punuar.

Disa madje kanë folur për një lidhje të dobët WiFi, e cila për një kompani që ka të njëjtin CEO si Starlink është paksa paradoks. Një situatë kaq e rëndë dhe e pakëndshme, saqë disa drejtues u detyruan të dërgonin disa ekipe pune në shtëpi.

Prandaj nuk është e qartë pse Elon Musk është kaq i etur për të parë përsëri zyrat e Tesla-s plot kur ato janë në një gjendje që daton që nga shpërthimi i pandemisë.

Me sa duket njeriu më i pasur në botë nuk e ka marrë parasysh që numri i punonjësve të Teslës është rritur që nga viti 2019, duke arritur në 99,210 njerëz sot, sipas The Information.

Në të kaluarën, Musk ka folur kundër punës së zgjuar ose punës në distancë, që do t’u jepet vetëm atyre që bëjnë punë “të shkëlqyera”, raporton The Verge. Një vizion që përfshin jo vetëm punonjësit e Tesla-s, por edhe punonjësit e SpaceX.

Një situatë vërtet komplekse, e cila mund të alarmojë punonjësit tashmë të shqetësuar të Twitter. Pas marrëveshjes mes Musk dhe menaxhmentit për blerjen e platformës për 44 miliardë dollarë, sipërmarrësi i njohur ka vendosur të riorganizojë kartat për shkak të numrit të tepërt të profileve false.

Prandaj, marrëveshja është në ngërç, por që në fillim punonjësit e Twitter nuk reaguan mirë për blerjen e Musk. Çështja e zyrave të Teslës rrezikon të përkeqësojë frikën e brendshme mes punëtorëve.