CEO i Twitter dhe Tesla-s, Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur i botës. Ai e ka humbur këtë titull tashmë, duke u renditur në vendin e dytë të personave më të pasur në botë sipas Forbes. Vendin e parë tashmë e mban bossi i Arnault, Bernard Arnault.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja DailyMail,  pasuria e Elon Musk ra në 185.3 miliardë dollarë, duke lënë në vend të parë Bernard Arnault. Kjo është hera e parë që nga shtatori i vitit 2021 që CEO i Tesla-s dhe Twitter, Elon Musk u rrëzua nga vendi i parë në listën e miliarderëve, që përditësohet vazhdimisht bazuar në çmimet e aksioneve.

Kjo pason një periudhë të turbullt për Musk, i cili shiti pjesë të konsiderueshme të pronave të tij Tesla për të financuar blerjen e tij madhore prej 44 miliardë dollarësh në Twitter gjashtë javë më parë.

Pasuria personale e Musk është kryesisht e lidhur me aksionet e Tesla-s, që ka humbur 57 për qind të vlerës së saj që nga fillimi i vitit 2022.