Multimiliarderi i njohur Elon Musk po planifikon të ndërtojë një aeroport për veten dhe drejtuesit kryesorë të kompanive të tij.

Vendndodhja e saktë e këtij aeroporti privat nuk dihet me saktësi, por pritet të ndërtohet diku në lindje të Austin, pranë Bastrop në Texas.

Aeroporti nuk do të shërbejë vetëm si një vend ku do të qëndrojnë avionët privatë të Elon Musk dhe drejtuesve të tij, por gjithashtu mund të përdoret edhe nga zyrtarë të kompanisë së tij.

Musk udhëton për momentin me një Gulfstream G650 të vitit 2015. Sipas lajmeve që qarkullojnë, thuhet se ai ka porositur një avion të ri privat që do t’i dorëzohet në vitin 2023.

Themeluesi i SpaceX ka qenë në qendër të mediave kohët e fundit, për shkak edhe të tërheqjes nga blerja të rrjetit social Twitter.