Elon Musk ka frikë se italianët mund të zhduken për shkak se është vendi që ka një nga përqindjet më të ulëta të lindjeve në botë.

“Italia nuk do të ketë më një popullsi nëse këto tendenca do të vazhdojnë”, ka thënë të martën numri një i Tesla-s, njeriu më i pasur në botë, që në të kaluarën ka paralajmëruar për një shpopullim global.

E ka bërë këtë duke iu përgjigjur një postimi në Twitter të një studiuesi të sigurisë informatike me bazë në Romë, Andrea Stroppa, i cili ka publikuar një grafik me tendencat demografike që tregonte përqindjen e lindjeve në rënie prej dhjetëra vitesh.

Vitin e kaluar, Italia, ka regjistruar përqindjen më të ulët të lindjeve të të gjitha kohërave me më pak se një fëmijë për grua, sipas Institutit italian të statistikave Istat, që ka kthyer alarmin e lindjeve vetëm pak ditë më parë.

Kjo do të thotë se Italia ka numëruar shtatë lindje dhe dymbëdhjetë vdekje për çdo njëmijë banorë në vitin 2021, ka pohuar Istat-i.

Edhe pse këto shifra janë të ndikuara pjesërisht nga Covid-19, Istat-i ka parashikuar se popullsia e Italisë do të pakësohet me 20% brenda 2070-ës: 12 milionë njerëz më pak.