Rreth moshës gjashtë vjeçare mendoi se ishte i çmendur. “Më u bë e qartë se mendjet e njerëzve të tjerë nuk pajtoheshin me ide si të miat” Elon Musk nuk ishte si fëmijët e tjerë. Dhe nuk është as sot, në moshën pesëdhjetë vjeçare.

“Unë nuk mendoj se është e dëshirueshme të jesh si unë: nuk është e këndshme. Është shumë e vështirë të fikesh. Është si një shpërthim i pafund” Njeriu më i pasur në botë ka lindur në Pretoria, nga Errol Musk, inxhinier dhe sipërmarrës afrikano-jugor, dhe Maye Haldeman Musk, kanadeze, supermodele dhe paradigmë bukurie ende sot në moshën 74-vjeçare, si dhe një nutricioniste e njohur.

Më 14 prill, ai shkroi në Twitter: “Unë bëra një ofertë”. Ai i referohej Twitter-it, për të cilin është gati të paguajë 44 miliardë dollarë, më shumë se prodhimi i brendshem bruto i Senegalit apo Estonisë.

Atyre që e pyetën se pse kishte vendosur ta blinte rrjetin social pasi e kishte quajtur, disa javë më parë, si “një recetë për fatkeqësinë”, Musk, i cili e përkufizon veten si një “absolutist i fjalës së lirë”, u përgjigj: “Unë nuk e di”, pastaj mendoi më mirë: “Twitter është i rëndësishëm për funksionimin e demokracisë dhe kontribuon për lirinë në botë”…

Një talent i parakohshëm, në moshën 12 vjeçare krijoi një videolojë dhe arriti ta shiste për 500 dollarë, në moshën 16 vjeçare u largua nga Afrika e Jugut sepse nuk donte të mbështeste aparteidin me shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe ishte i bindur se do të kishte më shumë mundësi në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai u u diplomua në Ekonomi dhe Fizik dhe është martuar tri herë. Ai është bashkëthemelues i PayPal, sistemit elektronik të pagesave, i Tesla që prodhon dhe shet numrin më të madh të makinave elektrike në botë, i Neurolink që bën implantet e trurit, i The Boring Co që tunele për të anashkaluar trafikun.

Ai është i bindur se, për të mbijetuar, njerëzimi duhet të bëhet një specie shumëplanetare. Kështu, për të ulur kostot e hyrjes në hapësirë ​​dhe për të lejuar kolonizimin e Marsit, ai krijoi SpaceX, me të cilin Samantha Cristoforetti arriti në stacionin ndërkombëtar hapësinor.

Duke vuajtur nga sindroma e Aspergerit, Elon Musk është pak guru dhe pak budalla, enigmatik, i pamëshirshëm, i ftohtë dhe në dukje i paarmatosur, në intervista ai qan, qesh, frikëson kundërshtarin e tij, tallet me të dhe më pas hapet me çiltërsine e një fëmije, të një të çmenduri apo të një gjeniu.

Ai e përshkruan babanë si “një qenie njerëzore e tmerrshme dhe një njeri i keq”. Thuhet se Errol Musk e ka quajtur djalin e tij idiot. “Do të ktheheni duke u zvarritur tek unë si një humbës” tha ai. Megjithatë, Elon mirëpriti babanë e tij në Shtetet e Bashkuara, i bleu një varkë, makina dhe një shtëpi në Malibu. Të gjitha të kota: duket se të dy nuk flasin me njëri-tjetrin…