Është pa diskutim një nga figurat publike më të diskutuara në media. Bëhet fjalë për Elton Ilirjanin, biznesmenin e njohur gay i cili ka një stil mjaft ekstravagant.

Së fundmi ai ka shokuar të gjithë ndjekësit e tij, teksa është fotografuar në rrugët e New York-ut, i veshur me një fustan shumë modern nusërie.

Ilirjani njihet edhe për kombinimet e tij, teksa fustani i nusërisë ishte i kombinuar me detaje ekstravagante si taka blu, geta të kuqe me kristale dhe disa aksesorë modernë.

Edhe pse ka disa kohë që është larguar nga Shqipëria, ai vazhdon të thyejë tabu.

Elton Ilirjani është i vetmi mashkull shqiptar deri më tani dhe ndër të paktët në botë që ka guxuar të veshë një fustan nusërie.