Ardit Gjebrea është një nga artistët më të pëlqyer në Shqipëri, jo vetëm si këmgëtar, por edhe si moderator prej shumë vitesh.

Ai e ka nisur karrierën e tij si këngëtar, duke sjellë hite të papërsëritshme për publikun shqiptar, që dëgjohen ende sot e kësaj dite.

Mirëpo vitet e fundit, Arditi ‘ka hequr’ dorë nga kënga, qoftë si këngëtar, por edhe tekstshkrues, duke iu përkushtuar më shumë emisionit të së dielës.

Por një postim i fundit i tij ka shkaktuar shumë kureshtje, pasi duket se Ardit Gjebrea… po rikthehet në skenë. Kantautori po përgatit një surprizë të ëmbël për publikun e tij të dashur në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Ka qenë vetë Elva Margarito ajo e cila, në një postim në rrjete sociale ka treguar se ka pritur në zytë Arditin dhe se së shpejti do të tregojnë edhe surprizën e tyre.

“Ishim takuar gjithnjë kalimthi, por sot kisha kënaqësinë të prisja në zyrë dhe të flisnim gjatë… Dhe me Arditin mund të flasësh vetëm për gjëra të bukura… shumë shpejt ju zbulojmë surprizën që po përgatisim së bashku…”- shkruan Elva Margariti në Instagram .

Sakaq, ky postim është rishpërndarë nga Arditi në Instagram, i cili duket se ka dashur ta mbajë sekret surprizën, por Ministrja e ka zbuluar përpara kohe.

Kur disa gjëra do që t’i mbash sekret, kush të lë? Në 14 shtator… një nga ato momentet që i kam harruar…mbi një piano. Ja, kaq!” – shkruan Arditi, duke na lënë të gjithëve në ankth mbi atë ç’ka do shohim.