Një surprizë e papritur, por mjaft e këndshme i ka ndodhur një vajze shqiptare teksa po udhëtonte me makinën e saj në rrugë. Një këngë e Elvana Gjatës është bërë “sebep” i kësaj surprize të veçantë.

Është pikërisht këngëtarja shqiptare që është bërë protagoniste e një skene mjaft të bukur. Teksa vajza e panjohur dhe si duket edhe fanse e këngëtares ka qenë duke dëgjuar një këngë të Elvanës ka ndodhur e papritura.

Përbri me vajzën po udhëtonte pikërisht Elvaa Gjata, e cila me të dëgjuar këngën e saj doli nga xhami i makinës së saj dhe përshëndeti e nisi të këndonte së bashku me vajzën.

Kjo është një suprizë mjaft e bukur për fansen e saj, për të cilën ishte e papritur. Ajo e ka shpërndarë videon në Tik Tok. Ky moment i filmuar nga vajza po bën xhiron e rrjetit dhe po pëlqehet shumë nga fansat e saj.

Vetë Elvana Gjata e ka shpërndarë videon edhe në Instastory-n e saj, duke ia bërë edhe më të ëmbël surprizën vajzës.