Prej disa javësh është konfirmuar që vajza simpatike e ekranit shqiptar, Jonida Vokshi do të jetë prezantuese krah Alaudin Hamitit në ‘Big Brother VIP Kosova’.

Ditën e sotme ajo ka folur për herë të parë për këtë eksperiencë kaq të bukur në emisionin ‘Ditë pas Dite’ në RTSH.

Jonida tregon se fillimisht ka menduar se do të marrë ftesën për të qenë banore e shtëpisë dhe jo prezantuese. “Më erdhi fillimisht një mesazh nga Liberta dhe më pas më kontaktuan drejtuesit e Klan Kosova. Në fillim mendova se do të më kërkonin si banore dhe mendova  çfarë do t’i thoja, por jo ftesa ishte për prezantuese” – tha Jonida Vokshi

Më tej ajo ka zbuluar edhe se sa banorë do të hyjnë fillimisht në Big Brother dhe ka treguar diçka rreth shtëpisë. “Ne i ndajmë idetë së bashku, do të jenë fillimisht 14 konkurrentë që do të marrin pjesë, (të cilët do të shtohen me kalimin e javëve), shtëpia është ndërtuar nga fillimi dhe kemi mbyllur në 70% kastin që do të startojë programin”.

Prezantuesja shqiptare zbuloi edhe nëse shoqja e saj e ngushtë, këngëtarja Elvana Gjata do të jetë pjesë e këtij formati, duke qenë se emri i saj është aluduar shumë në media. “Elvana do të hyjë patjetër tre muaj përpara se ne të nisim dhe kur të nisim ne ajo do të dalë nga shtëpia” – tha me shaka Jonida.