Raporti rrezikshmëri-përfitim i vaksinës anti-Covid të AstraZeneca është ndjeshëm në favor të përdorimit të vaksinës, për të gjitha grupmoshat e rritura”. Ka qenë ky vendimi që ka marrë EMA (Agjencia Europiane e Barnave), që u shpreh se benefitet e vaksinës britanike rriten gjithnjë e më shumë me rritjen e moshës së perszonave që e përdorin atë.

Më tej, EMA sqaron se është e rekomandueshme që të merret edhe doza e dytë në harkun kohor të 4-12 javëve pas dozës së parë. EMA shton se rastet me trompozë janë 1 në 100 mijë të vaksinuar, ndaj ajo konsiderohet efikase. Efektet anësore janë të lehta dhe që rikuperohen brenda pak ditësh, ndërsa efekti më i rëndë është mpiksja e gjakut.

Gjithsesi, EMA u shpreh se vendimin prfundimtar për përdorimin ose jo të kësaj vaksine (AstraZeneca) u takon vetë vendeve.