Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka bërë me dije se shumë shpejt do të marrë një vendim në lidhje me vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze Sinovac. Ajo ka kohë që ka nisur shqyrtimin e të dhënave nga këto dy vaksinave.
“Të dhënat vazhdojnë të na vijnë dhe ne së shpejti do të marrim një vendim për përdorimin e tyre”, thanë drejtuesit e EMA, që aktualisht ka në shqyrtim 4 vaksina: Curevac, Novavax, Sinovac dhe Sputnik V.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë me dije se variant indian i koronavirus (covid-19) është evidentuar në 44 shtete. Ai variant quhet B.1.617 dhe sipas të dhënave po përhapet në mjaft vende.