Situata epidemiologjike në Europë për shkak të pandemisë Covid-19 është në përgjithësi nën kontroll. Numri i infeksioneve dhe vdekjeve është ulur ndjeshëm, por…”.

Gjithnjë ka një “por”, çka lë dyshime se asgjë nuk është e mbyllur në lidhje me pandeminë. Këtë gjë e konfirmon Marco Cavaleri, përgjegjës i stratregjisë së vaksinave në Agjencinë Europiane të Barnave (EMA).

Në disa shtete ka një rritje të rasteve me koronavirus, që me shumë gjasa janë të lidhura me variantet e reja të Omicron BA.4 dhe Omicron BA.5. Këto dy variante janë shfaqur për herë të parë në Afrikën e Jugut”, tha Cavaleri.

Këto variante të reja shumë shpejt do të jenë dominante në Europë. Gjithsesi, nga të dhënat e deritanishme nga këto variante nuk kemi raste të rënda apo vdekshmëri të lartë, por duhet kujdes dhe masa të menjëhershme”, tha Cavaleri.