EMA, Agjencia Europiane e Barnave, ka nisur sot procedurat (rolling revieë) për të njohur vaksinën anti-Covid “coronavac”, të prodhuar nga kompania kineze e vaksinave, Sinovac.

Lajmin e konfirmoi në rrjetet sociale vetë EMA, që sqaron se do të analizojë të gjitha të dhënat që i janë vënë në dispozicion nga kompania farmaceutike kineze. Një lajm i shumëpritur ky nga mjaft shtete të Europës, që prej kohësh kanë nisur aplikimin e vaksinës kineze, përfshi edhe Shqipërinë.

Deri më tani, EMA ka miratuar aplikimin e vaksinave Pfizer e AstraZeneca, ndërkohë që në qarkullim janë edhe vaksinat e prodhuara nga Moderna, Sputnik V dhe Johnson&Johnson.