Që kur Kim Jong-Un mori vendin në krye të Koresë së Veriut në vitin 2011, BE dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur embargo tregtare dhe financiare me vendin aziatik. Embargo të cilat përfshijnë edhe importin e makinave nga Europa apo kontinenti Amerikan.

Por New York Times zbuloi se në vitin 2019, pavarësisht nga çdo ndalim, Kim Jong-Un arriti të zbarkonte tre modele ultra luksoze në Pjongjang për t’u përdorur në takime publike dhe institucionale: një Rolls-Royce Phantom dhe dy Mercedes Maybach. 62S dhe S600 Pullman Guard.

Markat britanike dhe gjermane u distancuan menjëherë, duke deklaruar se respektojnë embargot e Kombeve të Bashkuara dhe se nuk kanë më marrëdhënie tregtare me Korenë e Veriut.

Dhe ishte New York Times që ka zbuluar mbërritjen e tre super makinave, të cilët u nisën më 20 qershor 2018 nga porti i Roterdamit dhe mbërritën në Dalian të Kinës, pas 41 ditësh në det.

Prej andej dy makinat Maybach lundruan deri në Osaka, Japoni, dhe më pas në portin e Busan, Koreja e Jugut, ku hipën në një anije mallrash për në Nakhodka, një qytet rus afër Vladivostok. Dy Mercedes u ngarkuan më pas në një aeroplan mallrash ushtarak të Koresë së Veriut me destinacion Pjongjang.

Nisur nga izolimi dhe mungesa e informacionit zyrtar, nuk dihet nëse makinat e Kim Jong-un kanë karakteristika specifike.

Megjithatë, të dhënat standarde teknike janë të mjaftueshme për të përshkruar llojin e makinës për të cilën po flasim. Mercedes Maybach 62S fuqizohet nga një motor V12 me dy turbo benzine 5.9 litra me 612 kuaj fuqi dhe 1000 Nm çift rrotullues.

Një makinë e gjatë dhe luksoze, me rrota 20″ dhe pezullim aktiv, interier me materiale të imta si lëkurë me veshje druri, fibër karboni dhe llak të zi. Çmimi është rreth 560.000 euro.

Mercedes Maybach S600 Pullman Guard është një limuzinë e vërtetë me një motor dizel V12 twin-turbo 5.9 që prodhon 530 kf dhe 830 Nm çift rrotullues.

Është një makinë e projektuar kryesisht për takime institucionale, pasi mund të instalohen sirena, drita ndezëse, radio me dy drejtime, dyer dhe dritare të blinduara të afta për të ndaluar plumbat e kalibrit 7.62.

Një makinë që madje është në gjendje të mbrojë pasagjerët nga shpërthimet deri në 15 kg TNT në një distancë prej 4 metrash nga vetë makina. Pra nuk po flasim për një makinë të zakonshme dhe për rrjedhojë çmimi është shumë i lartë: rreth 1.4 milionë euro.

Së fundi, Phantom është një nga modelet më të famshme të Rolls-Royce. Për ta blerë nevojiten rreth 500 mijë euro, një çmim i justifikuar nga karroceria prej alumini, motori me benzinë ​​460 kuaj fuqi 6.7 V12 dhe kabina e pasagjerëve që karakterizohet nga materiale lëkure me veshje druri.