Emergjencë Covid-19 në Korenë e Veriut: prej disa ditësh vendi është vendosur në izolim. 270 mijë raste të reja me temperaturë dhe gjashtë vdekja të tjera.

Sipas KCNA, agjencia koreane e lajmeve, rastet totale në vend kanë shkuar në 1.48 milionë me 56 të vdekur. Të paktën tre avionë të kompanisë Air Koryo kanë lidhur Pyongyang dhe qytetin kinez të Yonhap, për të karikuar material mjekësore dhe kundër pandemisë nga Kina.

Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i ka këshilluar qytetarët e infektuar me Covid-19 që të bëjnë gargarë me ujë me kripë në mënyrë që të shërohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndër të tjera, politikani ka akuzuar funksionarët e kabinetit të tij të shëndetit publik se janë përgjegjës për emergjencën sepse “nuk kanë përveshur mëngët dhe nuk e kanë vlerësuar si duhet krizën”.

Për këtë arsye ka urdhëruar forcat e trupit mjekësore të ushtrisë të “stabilizojnë furnizimin e mjekimeve në qytetin e Pyongyang”.