Tashmë në sezonin e tretë, seriali “Succession” vazhdon të njihet nga kritika si një nga më të mirët e viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drama satirike për një familje të pasur dhe të pamëshirshme ka marrë 25 nominime të jashtëzakonshme për çmimin Emmy (sezonet e mëparshme kanë marrë 9 çmime).

Edhe pse ajo është favorite këtë vit, Succession do të përballet me një rival të madh si “Squid Game”, seriali i parë në gjuhën jo-anglisht që konkurron për çmimin më të lartë televiziv (mblodhi 14 nominime). Fituesit e këtij viti do të shpallen në një ceremoni në NBC më 12 shtator.

Sezoni i tretë i sagës familjare të manjatit Roy Logan i filmuar në Toskanë mori më shumë nominime se të gjithë të tjerët i ndjekur nga “Ted Lasso” i Apple tv (20 si vitin e kaluar) në të njëjtin nivel me “White Lotus” të Hbo-s.

Ndër serialet humoristike “Ted Lasso” do të duhet të përballet me “Barry”, “Hacks”, “Only Murders in the Building”, “Abbott Elementary”, “What we do in the Shadows”, “The fantastic Mrs. Maisel” dhe “Curb Your Enthusiasm”.

Serialet dramatike në garë, përveç “Succession”, “Stranger Things” dhe “Squid Game”, janë edhe “Ozark”, “Better Call Saul”, “Euphoria”, “Severance” dhe Yellowjackets.