Moderatorja e programit të mëngjesit “Wake Up”, Neada Muçaj ka përjetuar këtë të enjte një moment shumë emocionues, teksa ka nisur të qajë në transmetim direkt.

Ndërsa Blendi Salaj lexoi temën e ditës që ishte “Cili është gatimi më i mirë që keni shijuar nga duart e gjyshes suaj”, Neada reagoi menjëherë duke thënë: “Ah çfarë teme. Pyetje që ka sjellë shumë komente, mesa duket të kthehesh në fëmijëri është gjëja më e bukur. Nostalgjia i bën njerëzit të ndihen mirë, sidomos kur bëhet fjalë për ushqime dhe për gjyshen.”

Por sapo në studio filloi të luhej kënga e famshme shqiptare e gjyshes, Neada nisi menjëherë të qante, teksa kjo situatë zgjati disa sekonda.

Enxhi dhe Blendi nisën ta ngacmonin, derisa më pas moderatorja u qetësua dhe ata iu rikthyen të qetë emisionit që transmetohet çdo mëngjes në Top Channel.

Në fakt, askush nuk i mban dot lotët kur flitet për gjyshërit, që na kanë dhuruar e na dhurojnë dashuri të madhe dhe pa kushte. Neada, lotët e tu meritojnë notën 10!