Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura shqiptare. Prej disa vitesh, ajo është kthyer në një nga figurat e pasdites, me emisionin e saj në ekranin shqiptar të TV Klan.

Pas sezonit veror dhe pushimeve, Rudina është rikthyer sërish në punën e saj të përditshme, duke sjellë për të gjithë audiencën e saj programin e pasdites.

Por ky edicion nisi disi ndryshe dhe emocionues për të. Kjo për shkak se moderatorja, menjëherë sapo ka hyrë në studio mori një surprizë nga familja e saj e vogë, partneri i saj dhe vajza e vogël, Mia.

E bija, sigurisht me ndihmën e të atit, kishte menduar mjaft mirë si ta emociononte mamin e saj, duke i dërguar një kuti me trëndafila dhe një letër urimi ku i uron fat në sezonin e ri dhe i thotë se ajo dhe i ati e duan shumë.

‘Je mamaja më e mirë. Shumë fat në sezonin e ri, Mia, babi. Të duam shumë’ – shkruhet në letrën që Mia i ka dërguar mami Rudinës.

Ky pa dyshim ka qenë një moment shumë i rëndësishëm për Rudinën, që ka vendosur ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, duke shkruar: “Me nje tekst te diktuar nga Mia ime, gjithe dashuria e botes e permbledhur ne dy rreshta. Ky po qe eshte nje fillim i mbare!”.

Vërtetë një fillim i mbarë, e sidomos kur urimet vijnë nga fëmijët!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari)