Edhe nëse nuk e kemi parë ndonjëherë, thuajse të gjithë kemi dëgjuar për gjyshen e Dojnës, një zonjë e moshuar që na shkrin së qeshuri.

Kur ishte më e lirë, moderatorja e njohur shqiptare, Dojna Mema ndante shpesh video me ndjekësit e saj në rrjete sociale, teksa ngacmonte gjyshen e saj dhe na bënte të qeshnim të gjithë.

Madje, Dojna i hapi edhe rrjete sociale gjyshes së saj, por që tashmë, për shkak të angazhimeve me të birin, Nolan Sol, e ka ‘lënë’ pak pas dore, duke mos publikuar më video me gjyshen e saj.

Por së fundmi, Dojna ka pasur një vizitë në shtëpi nga gjyshja, teksa këtë moment mjaft të veçantë e ka ndarë edhe me të gjithë ndjekësit e saj të shumtë.

Kush më ka ardhur mua për vizitë” – shkruan Dojna krahas videos, teksa më emocionuese akoma është gjyshja e saj, e cila ledhaton nipin me fjalë zemre.

O shpirt, o zemër, o jeta ime! O i bukuri i dheut! – dëgjohet të thotë gjyshja e Dojnës në videon e shpërndarë nga vetë moderatorja.