Ngjyra të reja për emoji-t e zemrave, një kokë që nënkupton mohimin dhe disa ikona të reja priten të lançohen përgjatë këtij viti.

Një set prej 21 emoji-sh që nuk kanë qenë më parë do të jenë pjesë e listës së Unicode Consortium, që priten të jenë mjaft të veçanta. Vetëm gjatë vitit të kaluar u prezantuan 112 emoji, ndër to edhe patericat, njerëz shtatëzënë dhe simboli i baterisë së ulët.

Por çfarë i bën speciale këto emoji? Pikërisht ngjyrat e papërdorura më parë, si ajo e kaltër, gri dhe rozë për zemrat, që kanë qenë kërkesë e përdoruesit, por edhe kafshë që nuk janë pjesë e kësaj listë, disa fruta e perime, kandili, simboli i ëi-fi etj.

Muaji kur pritet të lançohen këto emoji është shtatori. Megjithatë, ikonat duhet të aprovohen fillimisht, përpara se të lançohen. Disa prej tyre janë konfirmuar, ndërsa disa të tjera mund të mos arrijnë të arrijnë rezultatin e pritshëm.

Të gjithë i presim këto ikona të reja. Duken fantastike, apo jo?