Enada Hoxha dhe Gerd Vaso janë çifti më i njohur i koreografisë shqiptare. Prej disa vitesh në skenë, ata kanë sjellë shpesh performanca mbreslënëse dhe të jashtëzakonshme.

Një lajm i mirë vjen së fundmi nga çifti i dashur i publikut shqiptar. Së shpejti ata do t’i shohim edhe si pjesë të dy produksioneve televizive në Tv Klan, ‘E diela Shqiptare’ dhe ‘Dance With Me’.

Ka qenë vetë Enada ajo e cila ka zbuluar surprizën e bukur në një intervistë të dhënë për Rudina Magjistarin në emisionin e pasdites.

Gerdi do të jetë i angazhuar në programin ‘E diela Shqiptare’ ndërsa Enada do të jetë koreografe e spektaklit të kërcimit ‘Dance Ëith Me’.

Gjithashtu, ajo tregon për Rudinën se çiftin e njohur do t’i shohim edhe së bashku të performojnë përgjatë këtij sezoni.