Megi Pojani dhe Endri Çekiçi prej kohësh përfliten për një lidhje dashurie. Ditën e sotme, futbollisti kuqezi feston ditëlindjen dhe të gjithë pyesin nëse Megi ka bërë një urim ose postim që të lidhet me ditëlindjen e tij. Jo deri më tani, Megi nuk ka postuar asgjë që mund të lidhet me ditën e veçantë të të dashurit të saj të përfolur.

Nga ana tjetër, Endri ka ripostuar në Instastory-n e tij urimet e shumta që ka marrë nga miqtë dhe bashkëpunëtorët. Në një intervistë së fundmi Megi u ngacmua në lidhje me lajmet që qarkullojnë në lidhje me të dhe futbollistin.

Edhe pse si gjithmonë refuzoi të përgjigjej duke thënë: “Nuk ka asgjë për të thënë, asgjë për të ndarë, nuk e di se çfarë thashethemesh qarkullojnë vërdallë kështu që nuk mund të flas.”

Më herët Megi Pojani është parë duke suportuar partnerin e saj në një nga ndeshjet e tij. Prova që vërtetoi se çfiti janë bashkë, u pa në ndeshjen mes Galatasaray dhe Konyaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol. Festimi i golit ishte me një puthje dhe dedikim drejt tribunës ku ndodhej Megi.