Endri Prifti ka hedhur akuza të rënda ndaj organizatorëve të Këngës Magjike dhe Festivalit të RTSH-së se fituesit janë përzgjedhur shumë kohë më përpara. Nëpërmjet një postimi, ai tha: “Mirmengjesi , mirdita dhe mimbrema te gjitheve anembane botes dhe me gjere. Nje te diele pushimi te bukur, me shendet e me shume dashuri ju uroj .

Ju thame ne disa momente qe ne do te ishim pjese e Kenges Magjike kete vit , por rethanat as nuk e morem vesh pse nuk do jemi, dmth e kupton ti, nga ato furçat me boje. Po degjo tani me mire, e di pse, ja tju jap edhe informacion, po i heq emrat se do bejne buje keto portalet dhe jane miq tane shume te mire.

Tashme juve jeni mesuar si funksionojne keto, mblidhen ata byroja qe gjysmet e tyre per kok time, i kane kepucet te dyja te majta dhe vendosin ata 5 muaj para. Nese tani shpetuam po te them dhe vendosem te jemi ne Amerike, per festat e Netorit dhe per festat e fund vitit: Me dt 5 Nentor do te jemi ne Milano, me dt 25 do jemi ne Chikago , me dt 26 ne Florida Clearwater dhe me dt 27 Nentor, gjithmone ne Michigan Detroit. Mir ju gjetshim e deri atehere ju uroj shendet e veç te mira qe te gjitheve pa perjashtim , duke futur edhe piranjat ne mes”, ka shkruar Endri.

Ardit Gjebrea ka reaguar pas deklaratës Endri Priftit, duke shkruar: “Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëzve që do jemi? Dhe pastaj?? Kënga Magjike ka rregulla që respektohen nga çdo artist.  Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson.

Dorëzove gjë ndonjë këngë? Pranimi u mbyll në 24 Maj dhe ti kujtohesh në fund tetori të marrësh pjesë? Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo artist që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe”, ka shkruar Arditi.