5 korriku është data e lindjes e këngëtares Eni Koçi. Kjo e fundit, feston ditëlindjen e saj dhe urimin më të bukur, e mori nga bashkëshorti Genc Prelvukaj. Prelvukaj shprehet se nuk mund ta përshkruajë dot me fjalë se sa shumë e dashuron këngëtaren e njohur.

“Urime ditëlindjen vajza më e bukur në shpirt që kam njohur ndonjëherë. Je soj i njeriut që të bën të lumtur në ditën më të rëndë, të bën të fortë kur ndjehesh i dobët, të bën si shkëmb edhe kur jeta ti ngatërron rrugët dhe të jep motiv kur të duhet më shumë se kurrë.

Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj të dua çdo mëngjes e darkë pranë. Të kam “shok” dhe nuk shijoj asgjë po se ndava me ty. Mirësia jote nuk ka kufinj, sikur qielli. Unë dua të jetosh sa më gjatë, shëndetshëm dhe e buzëqeshur. Se nuk e meriton askush më shumë se ti.

Çdo gjuhë është e varfër për të përshkruar saktë dhe më vjen inat që nuk arrij ta kthej ndjenjën në fjalë. Të dua lule e bukur”, ka shkruar Genc Prelvukaj në profilin e tij në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj)