Kjo e premte e 14 tetorit është shënuar tashmë në kalenderin e Eni Koçit dhe Genc Prevlukajt si një ditë që do ta mbajnë mend gjithë jetën!

Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar u bënë sot prindër të një vajze të cilët e pagëzuan me emrin Adea.

Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë këngëtarja sot, teksa një reagim ka ardhur tashmë edhe nga babi Genci, i cili bëhet baba për herë të dytë pas djalit Gjin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai tregon se në shtëpinë e tyre sot ka festë dhe gëzim të madh, teksa e konsideron Adean e vogël si një hënë të vogël që do ta duan gjithë jetën.

Genci zbulon edhe se emri Adea është një emër shqiptar.

Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri.  Ndjehem i lumtur dhe plot jetë. Faleminderit Spitali Lindja dhe doktor Dergut Aliu për kujdesin, mirësinë dhe respektin e treguar”– shkruan Genc Prevlukaj në rrjetet e tij sociale.