Genc Prevlukaj feston sot ditën e lindjes dhe mbush plot 41 vjeç. Nga të gjitha urimet e ditëlindjes, ra në sy urimi special i gruas së tij, e cila është Eni Koçi, këngëtarja e famshme shqiptare.

Në urimin e saj të publikuar në rrjete sociale ajo i thotë fjalët më të ëmbla, teksa e konsideron si shpirtin e saj binjak dhe i kërkon të jenë përgjithmonë bashkë.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Faleminderit për gjithçka që bën për ta bërë jetën time të mrekullueshme. Ti je shoku im më i mirë, shpirti im binjak dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. 

Çdo hap që ec dhe çdo moment që jetoj…dua të jem përgjithmonë me ty!
Faleminderit që më ke vjedhur zemrën. Të dua”.

Ky urim duket se ka emocionuar edhe Gencin, i cili i ka komentuar te fotoja e publikuar me disa emoji zemrash.

Çifti janë në pritje të një vajze, fëmija i parë për ta. Eni do të bëhet nënë për herë të parë ndërsa Genci është baba i një djali nga martesa e kaluar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eni Koci (@enikociiii)