Eni Koçi, këngëtarja e njohur shqiptare është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, artisti Genc Prevlukaj janë në pritje të një vajze.

Përpara disa javësh, çifti publikoi edhe një këngë dedikuar së bijës, e cila nuk ka ardhur ende në jetë.

Ndryshe nga shumë gra të tjera që janë në pritje të ëmbël, Eni ka vendosur që mos të bëjë asnjë set fotosh nga shtatëzania e saj. Dhe kjo sigurisht për një arsye.

Përmes një bisede në rrjete sociale, një ndjekës e ka pyetur Enin nëse ka realizuar foto gjatë shtatzanisë dhe ajo i është përgjigjur:

Jo, nuk kam realizuar set fotografish shtatzanë. Preferoj më shumë t’i bëj kur të vijë bebi”– shkruan Eni, e cila zbulon edhe se është në javën e 36-të të pritjes së ëmbël.