Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë. Këngëtarja e njohur është shtatë në muajin e gjashtë të shtatëzanisë. Eni po pret të sjellë në jetë një vajzë, bekimi i saj i parë. Gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku shpesh herë ka publikuar foto me barkun e rrumbullakosur.

Disa orë më parë, ajo ka zhvilluar një pyetësor në profilin e saj në Instagram, ku i ka dhënë mundësi fansave ta “intervistojnë” dhe të bëjnë pyetjet e tyre. Shumica e pyetjeve lidheshin më shumë me shtatëzaninë e saj, duke pasur parasysh se për pak muaj ajo do të bëhet nënë.

Në një nga pyetjet e bëra nga ndjekësit e saj, ajo zbuloi prejardhjen e emrit të saj. Gjithashtu ajo tregoi edhe se çfarë emri do të ketë vajza e saj.

“Genci ka emër shqiptar kurse ti jo edhe pse ke emër shumë të bukur. Po bebit si keni qejf?”, – e pyet një nga ndjekësit, ndërsa ajo i përgjigjet: “Emri im ka shumë kuptim shpirtëror pasi pak ditë pas lindjes time, gjyshi ka ndërruar jetë fatkeqësisht ndaj ndaj dhe mami ma ka vendosur emrin pas gjyshit.

Gjyshi quhej Enver ndërsa mua ma ka lënë emrin Eni për ta përshtatur. Vajzës patjetër që do i lëmë emër shqiptar” – është përgjigjur Eni, duke na zbuluar kështu për herë të parë se si ia kanë vendosur prindërit emrin, ndërsa tregoi ndjenjën e fortë për Shqipërinë.

Kujtojmë që Eni Koçi është martuar me Genc Prevlukajn që në vitin 2019, ndërsa këngëtari ka qenë një herë i martuar me ish-partneren, Arta, me të cilën ka një djalë 14 vjeç, të quajtur Gjin.