Ekziston një mister i vërtetë në lidhje me një makinë “batmobile” të prishur, që është gjetur e braktisur në një fushë. Makina është gjetur në periferi të zonës metropolitane Dallas-Fort worth, megjithëse askush nuk e ka konfirmuar zyrtarisht vendndodhjen.

Kjo makinë “batmobile” e gjetur, e stilit Tim Burton, çuditërisht është e ngjashme me makinën e përdorur në filmin e famshëm “Batman”. Veçanërisht kur kjo makinë e gjetur krahasohet edhe me disa kopje të tjera të këtij modeli të prodhuar.

Nuk dihet ende nëse kjo është makina e përdorur në film apo një kopje e saj, që mund të jetë përdorur në ndonjë kënd lojërash. Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, në sfond janë disa anije të rrumbullakëta, si varkë me ndenjëse, si ato që ndodhen në parqe lojërash.

Gjithsesi, edhe nëse makina e gjetur nuk është ajo origjinale “batmobile” e përdorur në filmin Batman, ajo është një kopje shumë e mirë e saj. Dhe duket se dikush është kujdesur mirë për të. Kjo nuk është hera e parë që gjendet një makinë e tillë.

Ndryshe nga një “batmobile” i gjetur në pyll vitin e kaluar, ky është në gjendje aq të mirë sa ndoshta do të shitej shtrenjtë nëse do të dilte në ankand. Por fakti që kjo makinë është lënë e vetme dhe e braktisur në një fushë është shumë i turpshëm.