Eno Popi do të rikthehet nga e premtja e 7 tetorit në ekran.

Pas një mungese disa mujore, ku i ka munguar të gjithë fansave të tij, tashmë moderatori i njohur do të rikthehet të prezantojë së bashku me Bora Zemanin “Dancing Eith The Stars”.

Ai ka qenë i ftuar sot në studion e “Wake Up”, me Blendin, Enxhin dhe Neadën, ku ka folur në lidhje me projektet e reja në ekran, por edhe për eksperiencën e tij në Kanada, aty ku jeton prej kohësh familja e tij, partnerja dhe e bija.

Gazetari ka treguar tepër i emocionuar se këto kohë ka bërë para mbrapa prej familjes.

Unë kam bërë para mbrapa sepse më është dashur të ndjek familjen. Familja ime jetojnë atje dhe më është dashur t’i ndjek”- tregon Eno, teksa kur sheh fotot me të bijën ai thotë: “Kjo ka qenë puna ime më e bukur ndonjëherë në jetë që kam bërë. Mund të heq dorë nga çdo punë tjetër për të ribërë të njëjtën punë. Kur të tjerët na e thonin ne nuk e kuptonim, por kur e kalon në ato hapa që të tjerët kanë kaluar përpara, ti kupton që nuk e kanë pasur kot dhe është gjëja që të merr më shumë kohë më shumë energji dhe është pa kushte” – u shpreh Eno Popi.