Me të vërtetë duket si një moment i errët për Bayern Munich, i prekur nga lëndimet dhe pozitiviteti ndaj Covid-19. Të shtunën është sfida ndaj Eintracht, të martën superndeshja kundër Lazio, për 1/8 finale të Champions-it. I infektuari i fundit me koronavirus, pas rasteve të ditëve më parë, është Pavard. Lista e mungesave zgjatet gjithashtu për shkak të dëmtimit të Corentin Tolisso. Francezi u dëmtua në stërvitje, në kyçin e këmbës (nuk ka asnjë lajm zyrtar për këtë çështje). Ai u largua nga kampi me barelë.

Le të vijojmë me të munguarit: Boateng mbetet jashtë për shkak të problemeve personale, Douglas Costa me një dëmtim në këmbë, Gnabry ka tërheqje në kofshë, Pavard dhe Müller janë të prekur nga Covid-19. Asi gjerman, në Instagram, i siguroi fansat: “Unë jam mirë dhe i shëndetshëm. Duhet të pres edhe pak për t’u rikthyer në seancat më të vështira të trajnimit”. Thomas Muller ka qenë në izolim që nga e mërkura e 10 shkurtit, para finales së Botërorit të Klubeve, që Bayerni e fitoi 1-0 kundër Tigres.

Ai mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e Champions-it, kundër Lazio. Hipotezë e largët, por jo e pamundur. Sidoqoftë, Covid-19 i frikëson bavarezët: 4 raste në javët e fundit, plus “fals pozitiv”-t Süle dhe Gnabry. Që dje, Goretzka dhe Javi Martinez kanë rinisur stërvitjen. Ata janë të sigurt se do të rikuperohen për ndeshjen në “Olimpico”. Koronavirusi për ta është tashmë një kujtim.