Eraldo Rexho është jo vetëm një nga gazetarët më të njohur të medias rozë, por edhe tepër i famshëm për lidhjet e tij me personazhët e tjerë të shoëbiz-it.
Atë e shohim shpesh në krahët e VIP-ave shqiptarë, teksa edhe pse shoqërohet me ta, ‘Laldo’, siç i flasin miqtë e tij nuk na zbulon shumë gjëra rreth tyre.
Mirëpo së fundmi, një një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, ai ka treguar një sekret të një nga reperët më të famshëm në Shqipëri, Noizy-t.
Një prej tyre e ka pyetur nëse Noizy ka apo jo të dashur dhe Eraldo nuk ngurroi të përgjigjej.
‘Ka derri, po s’tregon’ – është përgjigjja epike e Eraldos, që nuk tregoi asgjë më tepër.
Nuk e dimë se si ka reaguar Noizy kur e ka lexuar këtë përgjigjje të tij, pasi në intervistat e reperit, të dhëna përgjatë verës në media, ai ka thënë se nuk është në një lidhje dashurie.