Gazetari i njohur i showbiz-it shqiptar, Eraldo Rexho ishte i ftuar së fundmi në programin e mëngjesit në ‘Euronews Albania’, ‘Good Morning Albanians’.

Një nga temat e këtij emisioni për këtë të premte ishte ‘10 tipat e njerëzve që kemi në grupet e Whatsapp’, e për të diskutuar rreth saj ishte edhe Eraldo së bashku me gazetaren tjetër të njohur, Suada Daci.

Teksa po flitej se a lënë më shumë mesazhe ‘seen’ apo ua lënë mesazhet ‘seen’, Eraldo deklaroi se lë më shumë mesazhe seen, teksa zbuloi se ia kishte lënë së fundmi ‘seen’ Arbanës.

Ja kam lënë seen Arbanës, e cila thotë ‘flasim nesër’. Ça t’i them unë pasi thotë Arbana flasim nesër? Gjatë periudhës që Arbana ka qenë shtatzënë dhe nuk është se ka qenë shumë aktive, shkruante shumë mesazhe dhe thoshte ‘më fal, a mund ta di kur do përgjigjesh’” – u shpreh në studion e ‘Euronews Albania’ Eraldo Rexho.