Modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është një prej femrave më të pëlqyera dhe  të komentuara në mediat rozë, por dhe ne rrjetet sociale.

Ajo është shumë aktive në Instagram, ku shpesh ndan me ndjekësit foto dhe video nga përditshmëria dhe projektet e reja muzikore.

Ditën e sotme, këngëtarja tregoi se është surprizuar në një mënyrë të veçantë, pasi dikush i ka dërguar 3 buqeta me lule në shtëpi.

“Erdha në shtëpi dhe gjeta këto”, ka shkruar këngëtarja në foton që ka shpërndarë në “Insta Story”. Duket se dikush e ka shumë qejf Morenën dhe i ka shprehur pëlqimin me lule, por duke mbetur anonim.