Ish-mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe,do të provojë një eksperiencë të re, këtë herë larg Greqisë duke firmosur në kampionatin lituanez.

Korçari do të jetë pjesë e skuadrës së FK Panevezys, me të cilën ka nënshkruar ditën e sotme, ekip i cili momentalisht renditet në vend të pestë në kampionatin vendas.

Kaçe do tentojë të tregojë vlerat e tij në Lituani dhe të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave për këtë sezon që është sigurimi i një vendi në Kupat e Europës.

Kujtoëjmë që më parë  Ergys Kaçe ka luajtur edhe në Çeki te Viktoria Plzen dhe Partizani në Shqipëri, por pa arritur të lërë dot gjurmë.

Mesfushori shtatshkurtër pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te skuadra e PAOK, që e ka huazuar disa herë edhe në klube të tjera si Anagennisi Epanomis dhe Panathinaikos, kurse te Aris dhe Veria ka kaluar si lojtar i lirë.

Karriera e Kaçes mori një rrjedhë krejt tjetër nga ajo që pritej në fillimet e tij, ku konsiderohej si një lojtar me të ardhme të madhe.