Është mbyllur mes spektaklit sfida kryesore e Premier League mes Manchester United dhe Arsenalit, ku në “Old Trafford” triumfoi skuadra vendase me shifrat 3-1, me “Topçinjtë” që pësojnë humbjen e parë pas 5 fitoresh rresht në kampionat.

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag foli për Sky pas fitores: “Mendova se 10 minutat e para ishin më të mirat që kemi luajtur deri më tani këtë sezon. Por pas golit të anuluar ndaj Arsenalit, ne u përkeqësuam.

Por sot ne ishim një ekip i mirë, me një shpirt të mirë ekipor, Arsenali krijoi raste, por ne shënuam gola të mëdhenj, ishim të shkëlqyer në kundërsulm. Mund të kishim bërë, por nuk jemi testuar si ata. Kur të jemi, do të kemi kontroll më të mirë të ndeshjes: do të jetë punë e vështirë, por ne mund të përmirësohemi.”

Për kundërshtarin: “Arsenali luajti mirë, por ne u mbrojtëm mirë, nuk e kam pasur kurrë ndjenjën se do të na mundin. Ata lëvizën mirë, por ne u mbrojtëm si ekip me të 11 lojtarët.

Mund të kemi presion dhe organizim më të mirë. , mund të kontrollojmë lojën më shumë, ne mund të jemi më të mirë në zotërimin e topit. Ne nuk kemi qenë bashkë për shumë kohë kështu që do të punojmë për të.”

Por, ka edhe nje mesazh per Cristiano Ronaldon nga konferenca: “Duhet qe te pershtatet me skemat e ekipit dhe me lojen qe jemi duke zhvilluar”. Praktikisht, nese nuk e ben, eshte i denuar te jete rezerve dhe te aktivizohet vetem ne pjesen e dyte…

Siç citohet nga Guardian, holandezi tha: “Unë do të jem shoku i tij dhe ndonjëherë do të jem mësuesi i tij. Kjo varet nga situata. Siç e dimë të gjithë ai nuk e kishte para-sezonin dhe nuk mund të humbisni para-sezonin. Është një bazë dhe sidomos në lojën që ne luajmë, mënyra e lojës.

Ne luajmë një lloj tjetër krahasuar me vitin e kaluar. Kjo varet nga kërkesat, bashkëpunimi dhe pozicionimi i caktuar [e lojtarëve], brenda dhe jashtë pozicionit, dhe gjëja tjetër është fitnesi”.