Për herën e parë Anthony Taylor ka folur për arrestin kardiak të Christian Eriksen.

Arbitri i ndeshjes së Euro 2020 të luajtur në Kopenhagen mes Danimarkës dhe Finaldnës ka folur për atë që ka ndodhur në ato minuta dramatike:

“Të bën të kuptosh sa e çmueshme është jeta. Isha 10 metra larg, nuk kishte asnjeri afër tij. Kam mundur ta shikoj me qar tësi se kishte diçka që nuk shkonte”, ka thënë Taylor.

“Ka qenë sigurisht momenti më i rëndësishëm i karrierës sime. Njerëzit mendojnë se arbitrat nuk kanë zemër dhe janë aty vetëm për t’u prishur ditën ekipeve dhe tifozëve, por detyra jonë është të kuptojmë si ndihen personat dhe si reagojnë”, ka shtuar Taylor.

“Bëhet më shumë fjalë për të menaxhuar personat dhe emocione se të marrim një vendim në një sekondë. Shqetësimi im ishte për lojtarët dhe skuadrat. Heronjtë e vërtetë janë mjekët dhe Simon Kjaer. E vetmja gjë që kam bërë unë ka qenë të thërras doktorët”.