Christian Eriksen dëshiron të largohet nga ekipi i Interit. Trajneri Antonio Conte nuk e do në skuadër dhe padyshim që lojtari do një ekip ku mund t’i besohet dhe të luajë sërish.

Pistat kryesore janë ata të Tottenhamit dhe PSG, por me kalimin e kohës duket se po zbehen. Premier League mbetet sërish një destinacion i mundshëm, pasi së fundmi ekipi që është futur në garë është ai i Leicesterit.

“Dhelprat” mendojnë të afrojnë danezin. Ky i fundit e njeh mirë kampionatin anglez dhe tundohet nga një ide e tillë. Leicester është në vendet e para të klasifikimit dhe po garon për pjesëmarrjen në Champions League.