Moderatorja e njohur, Erjola Doci, ka dhënë një intervistë për emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka treguar shumë gjëra rreth jetës së saj. Mes të tjerash, Erjola tha:

“Kam menduar dhe unë të bëj një emision “Natën me…” edhe të kisha të ftuar të ndryshëm. Do ishte një emision tundues, do isha me të ftuarin në krevat. Por mbeti thjesht një projekt.

Deklarata me veriorët? U bë virale, unë jam vetë nga veriu. Nuk mund të thoja gjë negative për veriorët, por më kanë keqkuptuar. Gjithsesi, reklamë është edhe ajo.

Unë nuk e vras shumë mendjen, por më kanë telefonuar shumë familjarë duke më thënë: Si e bërë këtë gjë? Por nuk e vras mendjen.

Për momentin jam single, po i përkushtohem punës. Por burrin e dua që të ma “mbledhë” dhe të më mbajë me lekë”, u shpreh mes të tjerash Erjola.