Pak ditë më parë, moderatorja Nevina Shtylla i ka drejtuar Erjolës një pyetje rreth bisedës në ‘Instagram’ mes saj dhe futbollistit dhe sipas Erjolës, Eros i ka shkruar asaj një mesazh, të cilin futbollisti e ka fshirë pak orë më pas.

“E di ku është e forta, rezultoi ‘frikacak’. Unë isha zgjuar po e shikoja, nuk ia hapa 3 orë mesazhin dhe i bëri ‘unsend’. Bëhu burrë!”…

Për këtë çëshje, Nevina e ka ftuar Erosin në një përballje me Erjolën për të sqaruar të vërtetën. “Eros Grezda po ta bëj publikisht ftesën për në emision. Ta sqarojmë njëherë e mirë këtë punë”

Ndërkohë nga Grezda nuk ka ende një reagim apo një përgjigje për ftesën në emision, kështu që mbetet vetëm të presim nëse futbollisti do të dojë të jap versionin e tij apo të mos përfshihet aspak personalisht me këtë çështje.