Në puntatën e sotme të “Përputhen” pati një “kthim pas në kohë”, pasi në studio u rikthyen dy prej protagonistëve të edicionit të kaluar.

Erjoni dhe Mikela, dy personazhet që dolën çift por që sot janë të ndarë u përballën me njëri-tjetrin në këtë program.

Ky takim erdhi me ftesë të Erjonit, i cili kërkon një tjetër mundësi të dytë nga Mikela për ta nisur aty ku e kanë lënë. Madje gjatë takimit, Erjoni i shprehu edhe dashurinë publikisht Mikelës, duke i thënë se e do.

Kjo vajza e di shumë mirë se çfarë unë ndjej për këtë çikën. Edhe ti e di shumë mirë se çfarë unë jam i aftë të bëj për ty. Nuk më ka interesuar kurrë ndonjë femër tjetër më shumë se ti. Hoqa dorë nga jeta ime që të nisja jetën time të re këtu. Të du moj çikë! Të du, a e merr vesh?!” – tha Erjoni në programin “Përputhen”.

Sakaq, Mikela kishte rezervat e saj, pasi pas daljes nga programi, ajo nuk ka pasur vëmendjen e duhur nga Erjoni, teksa tregoi se edhe kur ka shkuar për ta takuar në Prizren, ai nuk e ka pritur dhe Mikela ka përfunduar të flejë në hotel me shoqen e saj.

Të takoja një herë në dy muaj. Ka pasur raste kur unë kam ardhur në Kosovë dhe reagimet e tua kanë qenë shumë të çuditshme, duke mos qëndruar me mua. Që unë në Prizren nuk kisha për kë tjetër të vija. Merrja dhe Efin me vete për të ardhur te ty dhe ti vazhdoje me punët e tua e unë rrija me Efin… ke pasur gjë në dorë që në vend të flije në shtëpinë tënde, të vije të flije në hotel me mua ku isha se erdha në Prizren për ty dhe përfundova duke fjetur me shoqen time!” – tha ndër të tjera Mikela në programin e dashurisë.