Moderatorja e “Dance with me”, Alketa Vejsiu, u shpreh mbrëmjen e djeshme se në javët e ardshme do të ketë edhe konkurrentë të rinj që do t’i bashkohen garës.

Në perfundim të mbrëmjes së parë, teksa të gjithë prisnin se cili do të ishte i eliminuari i parë, Alketa tha se në javët e ardhshme, spektakli i kërcimit do të ketë hyrje të reja.

I menjëhershëm ishte reagimi i Ermal Mamaqit, i cili pyeti nëse do të jetë Beatrix Ramosaj.

Alketa Vejsiu: Do të kemi hyrje të reja në këtë formacion.

Ermal Mamaqi: Do të vijë Beatrixi?

Alketa Vejsiu: Nuk e dimë në do të vijë Beatrixi.

Ermal Mamaqi: Aman Beatrix nëse na dëgjon të lutem hajde.

Alketa Vejsiu: Gjithçka mund të ndodhë. Beatrix Ramosaj mund të kërcejë këtu në “DWMA”, mirë se të vijë.