Programi “Dance With Me” do të rikthehet në ekranin shqiptar, në datën 19 shtator. Produksioni tashmë ka treguar se cilët do të jenë 10 personazhet që do të jenë pjesë e këtij programi kërcimi.

Pak minuta më parë, produksioni ka zbuluar edhe njërin prej anëtarëve të jurisë në këtë edicion të tetë. Bëhet fjalë për aktorin dhe producentin e njohur për publikun, Ermal Mamaqi.

Ermali do të rikthehet në ekran pas disa vitesh mungesë, vite gjatë të cilave i është fokusuar më së shumti fushës së biznesit.

“Merr fund pritja! Aktor, producent, me nuhatje edhe në botën e biznesit Ermal Mamaqi vjen si pjesë e jurisë së shoë-t më të madh të kërcimit në Shqipëri “Dance With Me”, njofton produksioni në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dance TV Show (@dancewithme.albania)