Edhe pse ka disa vite larg ekranit, Ermal Mamaqi është një nga personazhet që vijon t’u dhurojë të qeshura njerëzve përmes rrjeteve sociale, ku ai është shumë aktiv.

Ai u komenton shpesh miqve të tij nëpër publikimet e tyre në rrjetet sociale, që shkrijnë së qeshuri të gjithë ndjekësit, pasi çdo koment është i shoqëruar me humorin që karakterizon Mamaqin.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, në një postim të mikeshës së tij Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare, e cila ka shpërndarë një foto që e shoqëron me tekstin : “Unë lahem me parfum në det. Po ju?” – shkruan ajo.

Në sy ra menjëherë komenti i Ermalit, i cili ka vendosur t’i kthejë përgjigje pyetjes së Adrolës duke shkruar “Ne lahemi me shampo”. Koment me mjaft humor brenda, që ka marrë me qindra pëlqime nga fansat.

Adrola ndoshta po mendon një përgjigje të lezetshme për Ermalin, me po të njëjtat nota humori si ai, por si duket ende nuk ka gjetur të saktin.

Modelja e njohur për momentin nuk po angazhohet, duke marrë disa pushime dhe duke u fokusuar më shumë te familja dhe jeta e saj personale.