Edhe pse futbollist, e sigurisht vëmendjen më të madhe duhet ta ketë në median sportive, Eros Grezda është tepër i komentuar edhe në median rozë.

Pas lidhjes disa mujore me modelen simpatike Oriola Marashi, çifti ka zyrtarizuar prej disa kohësh tashmë edhe ndarjen e tyre

Që prej asaj kohe, emri i Eros Grezdës është lakuar së tepërmi në mediat rozë për romancat e reja me vajzat e showbiz-it shqiptar.

E duket se tashmë, futbollisti shqiptar ka vendosur më në fund të na tregojë vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

Erosi na ka prezantuar me të dashurën e tij të re, përmes një video të postuar në InstaStory.

Bukuroshja bionde me emrin Ajsel, në krahët e futbollistit nuk është e panjohur në median rozë, pasi ajo është kushërira e aktores shqiptare, Almeda Abazi.