Tenistja 20-vjeçare britanike Emma Raducanu, fituese e grand slam të US Open një vit më parë, ka ndërruar sërish trajner. Deri këtu asgjë e e çuditshme, por ky është ndryshimi i gjashtë i trajnerit për britaniken në pak muaj. Ajo ka vendosur të largojë Dmitry Tursunov, bashkëpunim që zgjati shumë pak, duke afruar Jez Green.

Gjashtë trajnerë të ndërruar në pak muaj janë shumë për një teniste që është vetëm 20 vjeçe. Kjo e ka kthyer Raducanu në një teniste që i “ha” trajnerët, një person që i pushon me lehtësi nga puna bashkëpunëtorët.

Trajneri i parë i shkarkuar nga Emma Raducanu është Nigel Sears, në korrik të vitit të kaluar, që ia la vendin Andrew Richardson. Me këtë të fundit, tenistja britanike fitoi US Open, por kjo s’mjaftoi që ai të mbajë vendin e punës, pasi u largua dhe vendin e tij e zuri Torben Beltz.

Por edhe ky i fundit nuk zgjati shumë dhe vendin e tij e zuri Tursunov, që pas 4 muajsh i la vendin Green. Gjithë këto ndryshme në staf, të shoqëruara edhe me humbje në fushë, bënë që Raducanu të zbresë në vendin e 68-të në renditjen botërore (ishte në “top-10”).