Ështe DJ dhe quhet Ilda… Kjo është 38-vjeçarja nga Skrapari që ka po bën namin në sezonin veror.

Ajo ka treguar si u bë e para femër që punon DJ në Shqipëri, ku ishte e ftuar në ABC. “Kam qenë adoleshtë 17-18 vjeçe.

Ka nisur në kohën që ishim në gjimnaz dhe kur linim orët e mësimit. Shkonim nëpër disko që nuk kanë qenë të mirëfillta se ishin paradite.

Në atë kohë ndiqja hit parade, selektoja dhe muzikë vetë në atë kohë çfarë më pëlqente. Me pajisjet më ka ndihmuar ish-bashkëshorti, i cili ishte DJ.

Në fillim ka qenë shumë e vështirë se isha e vetmja femër dhe mendoja sikur kisha në një farë mënyre paragjykime, sepse jeta e natës është pak më ndryshe se të punosh ditën, por pastaj njerëzit u mësuan me mënyrën time.

Në fillim dilja me ish-bashkëshortin tim për të krijuar emrin si Miss Ilda”, tregoi Ilda.